
Kryeministri grek Aleksis Tsipras iu kërkoi votuesve të mos i kthejnë shpinën partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme të 7 korrikut, duke thënë se në lojë është e ardhmja e vendit.
“Këtë here zgjedhjet janë një luftë për të sotmen dhe të nesërmen e këtij vendi, një luftë për Greqinë dhe jetët tona’, ishin fjalët e Tsipras.
Mijëra mbështetës morën pjesë në tubimin elektoral në qendër të Athinës. Tsipras u detyrua të shpallë zgjedhjet e parakohshme 4 muaj para fundit të mandatit pasi opozitarja Demokracia e Re mundi partinë e tij Syriza në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. (A2 Televizion)