Zgjedhjet në Shkodër, tërhiqet kandidati i parë i Rithemelimit

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 21:23 | Politikë

Është tërhequr kandidati i parë i Rithemelimit për bashkinë Shkodër. Bëhet fjalë për Ardit Qylybylin, aktualisht zëvendëskryetar i asaj Bashkie.    

Ai ishte një ndër kandidatët që ishte propozuar nga strukturat. Në një postim në rrjetet sociale, më pas i fshirë, Qylybyli deklaroi se arsyeja e tërheqjes është “ në funksion të përqendrimit të demokratëve në një numër më të vogël kandidatësh të mundshëm, por edhe të mbështetjes të kandidaturave që unë gjykoj se kanë dhe duhet të kenë jo vetëm mbështetjen e demokrateve por të gjithë qytetareve shkodranë”.

Postimi i Ardit Qylybylit, më pas i fshirë

Ndërkohë, është tërhequr edhe një kandidat tjetër, Ergys Ivziku, sipas burimeve për të njëjtën arsye. Sipas burimeve të A2 CNN, pritet që kandidaturat për primare nga komisioni i Rithemelimit të PD të jenë Irena Shala, Bardh Spahia dhe Astrit Bushati.

Ndërkohë, burimet kanë zbardhur edhe kandidatët që pritet të votohen në primare nga komisioni i Rithemelimit për bashkinë e Rrogozhinës. Bëhet fjalë për Ilir Sabri Kasa, Hekuran Selman Xhani, Vladimir Selman Manushi,  Eqerem Ymer Deliu, Hajer Muharrem Tafa, Sokol Xhemal Gosa.

Komisioni i rithemelimit i ka propozuar mbështetësve të Bashës në Rrogozhinë që të gjithë kandidatët nga të dyja palët të votohen në primare të dielën, por ata nuk kanë pranuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos