Rreth 20 automjete janë përfshirë nga flakët në Kosovë. Makinat kanë qenë të parkuara në një pikë të grumbullimit të automjeteve të vjetra pranë rrugës Gjakovë-Xërxë-Prizren.
“Sot më datë 02.08.2021. rreth orës 13:30, në Rr.”Gasper Karaqi” – Gjakovë është pranuar informatë mbi për një zjarrvënie. Në vendngjarje është vërejtur se zjarri ka përfshirë diku rreth 20 vetura të cilat ishin të pa përdorura. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendndodhje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Është intervistuar pronari i veturave, ankuesi ka deklaruar se nuk dyshon në askënd. Është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të cilit iniciohet rast dhe po ashtu janë njoftuar ekspertët e zjarrit për të dalë në vendngjarje. Shuma e demit për momentin nuk dihet”, thuhet në përgjigjen e policisë ndaj Telegrafit.
Zjarrvënia dyshohet e qëllimshme, ndërsa si pasojë e flakëve të mëdha është bllokuar përkohësisht edhe rruga. (A2 Televizion)