Zv.ministrja Gjeci: Në mandatin e tretë qeveria ka parashikuar rritje të subvencioneve dhe fondeve për fermerët

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 21:51 | Ekonomi
Zv.ministrja Gjeci: Në mandatin e tretë qeveria ka parashikuar rritje

Zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci deklaroi se në mandatin e tretë qeveria ka parashikuar rritje të subvencioneve dhe fondeve për naftën, në studion e A2 Business ka rritje të eksporteve dhe bujqësia sipas saj është një sektor i qëndrueshëm.

“Fermerët janë ndihmuar dhe ne në mandatin e tretë kemi parashikuar rritje subvencionesh programi IPARD dhe fondet e vëna në dispozicion për naftën. Fakti që kemi rritje të eksporteve shqiptare, fakti që bujqësia është një sektor që ka rritje të qëndrueshme në ekonomi, kurse për punësimin dua të them se statistikat e INSTAT kërkojnë një analizë të thellë”.

Sipas Gjecit fondet dhe investimet janë hedhur atje ku mendohet se do të çojë në zhvillimin e bujqësisë. Ajo thekson se rritja e nipteve është një tregues pozitiv.

 “Kur flasim për investimet kini parasysh që investimet dhe fondet janë hedhur në ato zëra që qeveria dhe Ministria e Bujqësisë mendon se do të çojë në zhvillimin e bujqësisë. Vendet e punës hapen nga të mëdhenjtë po ne nuk kemi lënë pas dore edhe të vegjlit. Rritja e nipteve të regjistruar në 60 mijë është tregues që impakti ka qenë pozitiv”.

Zëvendësministrja iu përgjigj edhe zërave kritikë të qeverisë në studio në lidhje me lëshimet e qeverisë gjatë fushatës elektorale.  

“Nuk ka qenë për efekt elektoral, skema ka qenë premtim i mbajtur nga qeveria. Duhet të plotësonte kushtet, nuk është skemë e përkohshme, nuk u lancua në këtë vit. Përkundrazi është skemë që do të pasurohet e vijohet dhe kemi premtuar që do të 5-fishohet fondi për fermerët për pjesën e naftës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos