Zyrtare, stadiumi i Napolit quhet “Diego Armando Maradona”

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 17:16 | Futboll
Zyrtare, stadiumi i Napolit quhet “Diego Armando Maradona”

Nga sot, stadiumi i Napolit e ka emrin “Diego Armando Maradona”. Këshilli Bashkiak i qytetit italian ka miratuar propozimin e kryebashkiakut Luigi de Magistris, duke bërë që stadiumi të mos quhet më San Paolo.

https://a2news.com/2020/12/04/ndryshimi-i-emrit-te-stadiumit-te-napolit-per-nder-te-maradones-prifterinjte-kunder/

Në aktin e firmosur me unanimitet nga Këshilli Bashkiak, lexohet se Maradona është “futbollisti më i madh i historisë, i cili, me talentin dhe magjinë e tij, ka nderuar për 7 vite fanelën e Napolit, duke i dhuruar kësaj skuadre dy tituj kampion në Itali dhe disa kupa prestigjioze”.

Ndeshja e parë e stadiumit të Napolit me emrin e ri do të jetë në 10 dhjetor, kur Napoli do të presë Real Sociedad, në një përballje të vlefshme për Europa League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos