Zyrtarja e OKB-së: Jemi shumë pranë luftës bërthamore!

Nga A2 CNN
22 Maj 2019, 09:39 | Bota
Zyrtarja e OKB-së: Jemi shumë pranë luftës bërthamore!

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është shumë i madh, sipas një zyrtareje të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Renata Dwan, drejtoresha e Institutit të Çarmatimit në OKB, tha se kërcënimi bërthamor është çështje urgjente dhe se bota duhet ta marrë më seriozisht.

Sipas saj, pavarësisht faktit se 122 kombe kanë firmosur një marrëveshje për të ndaluar armët bërthamore, po vazhdojnë t’i përmirësojnë këto armë.

Gjithashtu, ajo shtoi se konkurrenca mes superfuqive si Kina dhe SHBA po e shton rrezikun e konfliktit bërthamor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos