Aksioni i qeverisë i ndërmarrë në vitin 2014 për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata që vidhnin energji elektrike, çoi pas hekurave qindra të arrestuar. Vetëvrasja e Arif Dodës, Llazar Nasit dhe Qamil Zelës për shkak se nuk kishin paguar energjinë elektrike nxiti autoritetet në fund të muajt prill të viti 2015 të miratonin ligjin 43, i cili u garantonte familjeve në nevojë drita falas.
Afro 6 vite më pas ky ligj nuk ka gjetur zbatim te qytetarët si pasojë e mungesës së disa nënakteve ligjore që specifikon ndarjen e energjisë dhe kategoritë përfituese. Aksesi në energji elektrike dhe rilidhje të saj, deri më tani, sipas aktivistëve, është kryer vetëm me vullnetin e operatorit të shpërndarjes, por jo të qeverisë.
Nga ministria e Shërbimit Social garantohet se situata do të përmirësohet me nisjen e punës së qeverisë së re, por pa specifikuar hapat që do të ndërmerren. Në rekomandimet e nxjerra nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkohet që të miratohen aktet që mundësojnë energji falas në nevojë, përcaktimi i kilovatorëve për çdo familje në nevojë, si dhe mosndërprejen e energjisë për arsye ekonomike. (A2 Televizion)