
Policia e Korçës ka arrestuar një 61-vjeçar, i cili ka plagosur me mjet të mprehtë vëllain e tij, pas një sherri për motive të dobëta.
“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.”, njofton policia. (A2 Televizion)