50 milionë euro kredi nga qeveria, fasonët dhe operatorët turistikë: E mirëpritur, por e pamjaftueshme

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 19:22 | Ekonomi
50 milionë euro kredi nga qeveria, fasonët dhe operatorët

Propozimi i qeverisë për të vënë 50 milionë euro në formën e një garancie sovrane në dispozicion të operatorëve turistik e fason, vlerësohet nga përfaqësuesit e këtyresektorëve si një nismë e mirëpritur por e pamjaftueshme.

Për kryetarin eShoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, iniciativa nuk zgjidh krizën në të cilën ndodhet sektori i turizmit pasi humbjet e shkaktura nga pandemia janë shumë më të mëdha.

Dritan Zhllima nga sektori i manifakturës thotë se propozimi i qeverisë është jetik për biznesin fason, për ta rigjallëruar pas goditjes së marrë nga Covid-19.

Iniciativa e qeverisë, pjesë e strategjisë së zhvillimit të biznesit dhe investimeve për 6 vitet e ardhshme, synon rikthimin në normalitet të sektorëve më të goditur nga kriza shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos