
Qeveria ka prezantuar strategjinë për zhvillimin e biznesit dhe investimeve, ku në fokus do të jenë sektorët e prekur më shumë nga pandemia, start-up-et dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka prezantuar instrumentat në mbështetje të këtyre sipërmarrjeve.
Zhvillimi i inovacionit dhe teknologjisë së informacionit shihet si instrumenti që mund të krijojë një vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare, duke rritur forcën e punës të kualifikuar dhe duke tërhequr më shumë investime të huaja.
Kostoja totale e strategjisë vlerësohet në rreth 78 milionë euro, ku pjesën më të madhe e zë mbështetja direkte për bizneset e vogla dhe të mesme dhe startup-et, ndjekur nga trajnimet për rritjen e njohurive të thelluara. (A2 Televizion)