
Rritja e pagës në sektorin publik nuk mund të tërheqë edhe pagat në privat, për shkak se ndryshe nga shteti, për biznesin ajo duhet të vijë si rezultat i llogaritjeve të qarta.
Edvin Prençe, sipërmarrës në fushën e manifakturës të veshje-këpucëve dhe njëherazi kryetar i Shoqatës Pro Eksport Albania, sqaron faktorët që pengojnë një rritje të vrullshme të pagave në këtë sektor.
Prençe është i mendimit se një mbështetje nga ana e qeverisë për të modernizuar linjat e prodhimit, do ta bënte sektorin më produktiv, e rrjedhimisht më të mirëpaguar.
Pavarësisht vështirësive, pagat në sektorin fason veçanërisht në kompanitë e përqendruara në Tiranë dhe Durrës janë rritur përgjatë viteve. Ndërsa biznesi është detyruar të përthithë edhe kostot e rritjes së pagës minimale, si kapërcimi me 15% duke nisur nga 1 janari 2021. (A2 Televizion)