
Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të shtunës, ku një person ka humbur jetën.
Rreth orës 19:10 në aksin rrugor Shënkoll – Tale, një mjet tip BMW ka përplasur një 61-vjeçar banues në Tale, me inicialet D.V., i cili ka ndërruar jetë në vend, raporton policia.
Drejtuesi i mjetit, një 37-vjeçar me inicialet A.I. është shoqëruar në ambientet e policisë lokale për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)