Gjendet i pajetë një shtetas maroken në Durrës

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 08:44 | Kronikë
Gjendet i pajetë një shtetas maroken në Durrës

Një shtetas maroken, rreth 20 vjeç, është gjetur i pajetë mëngjesin e së martës në qytetin e Durrësit.

Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur pranë ish-hotel “Vollgës”, në lagjen numër 1 të Durrësit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se viktima dyshohet të jetë hedhur nga kati i tretë i objektit ku ishte strehuar për të fjetur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos