
Një 70-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi apartamenti ku ajo jetonte është përfshirë nga zjarri.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 të Durrësit, në katin e dytë të një pallati, aty ku e moshuara jetonte vetëm.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)