SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 10:46 | Kronikë
SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

SPAK i kërkon Gykatës së Posaçme dënimin me 15 vite burg të Domart Konjarit. Ai akuzohet për "trafik narkotikësh" dhe "organizatë kriminale".

Konjari u gjykua në mungesë pasi i fshihet drejtësisë nga marsi 2016.

Ai u arrestua në nëntor 2015 për llogari të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet franceze të drejtësisë. Konjari u lirua nga qelia 5 muaj më vonë, pasi Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim për paraqitje".

Në nisje të gjykimit të tij tek Krimet e Rënda, që vijoi më pas në Gjykatën Speciale, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit të tij për ta transferuar procedimin në Francë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos