“Nuk është e ngutshme”, shtyhet çështja Tahiri

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 11:38 | Kronikë
“Nuk është e ngutshme”, shtyhet çështja Tahiri

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për në 13 maj procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në këtë gjykatë, Tahiri kërkon të rrëzojë dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë me 3 vjet shërbim prove për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Trupi gjykues i Apelit vlerësoi se referuar aktit normativ për gjyqësorin gjatë COVID-19, çështja ndaj ish-ministrit nuk është e ngutshme. Njëkohësisht seanca ku vetë ish-ministri nuk ishte prezent, nuk mundtë zhvillohej normalisht, pasi palët nuk kishin marrë njoftime për çështjen.

Gjykata u njoh edhe me një kërkesë të të bashkëpandehurit të Tahirit, Jaeld Çela, për përjashtim të trupit gjykues. Këtë të martë SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme të dënojë me 15 vite burg Domart Konjarin, i akuzuar për “trafik narkotikësh” dhe “organizatë kriminale”, vepra të kryera në Francë. Konjari gjykohet në mungesë, pasi i fshihet drejtësisë prej marsit 2016, kur ish-Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës shpalli vendimin përfundimtar për dy të akuzuari si ekzekutorë të biznesmenit Memli Begalla, ngjarje e ndodhur në shkurt 2018 në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. I pandehuri Denis Demiri u shpall fajtor për vrasjen dhe u dënua me 25 vite burg. I pandehuri tjetër në proces, Ardian Serezi, u zhvesh nga çdo akuzë. Prokurori tërhoqi akuzën e ngritur ndaj tij për mungesë të provave.   (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Qa89xwHmk34

A2 CNN Livestream

Latest Videos