Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 17:18 | Kronikë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e së martës në qytetin e Shkodrës.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Bunës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Gëzim Bici.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë një plumb në qafë dhe një në dorë.

Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos