Aksident në Bulqizë, motori përplaset me shtyllën

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 18:25 | Kronikë
Aksident në Bulqizë, motori përplaset me shtyllën

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në qytetin e Bulqizës, ku një i ri që udhëtonte me një motor është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

I riu dyshohet se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi shumë të madhe dhe ka humbur kontrollin e motorit. Sipas dëshmitarëve ai ka fluturuar disa metra në ajër pasi impakti ka qenë shumë i fortë.

I plagosuri u dërgua nga kalimtarët e rastit në spital dhe më pas u transportua me helikopter drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos