Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje 73-vjeçarin

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 10:41 | Kronikë
Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje 73-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur paraditen e së hënës në Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se rreth orës 09:55, një mjet tip Fiat, me drejtuese shtetasen me iniciale N.G.,33 vjeç, ka aksidentuar shtetasin me iniciale N.N., 73  vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e plagëve të marra, 73-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos