
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Kukës, ku një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.
I plagosuri, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. (A2 Televizion)