Dhunoi hallën, arrestohet 29-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 11:23 | Kronikë
Dhunoi hallën, arrestohet 29-vjeçari

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë në familje.

Sikurse njoftohet, uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar me iniciale L. R., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tij.

Po ashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. V., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos