
Policia e Vlorës ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur më 10 qershor, ku për motive të dobëta 44-vjeçari ka goditur me sende të forta shtetasin SH.D.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. S., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 10.06.2021, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D.”, njofton policia. (A2 Televizion)