Në kërkim ndërkombëtar, 42-vjeçari arrestohet në Durrës

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 09:03 | Kronikë
Në kërkim ndërkombëtar, 42-vjeçari arrestohet në

Policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Blendi Cërmjani u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ku është dënuar për "Vjedhje".

"Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Ky shtetas është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike.", njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos