
Policia greke, në bashkëpunim me homologët shqiptarë, bëri të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar për disa vepra penale.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me strukturat e policisë greke u arrestua 51-vjeçari Bernard Bylukbashi, banues në fshatin Lumalas, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për trafikim të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Për këtë shtetas, gjykata e Korçës ka dhënë një dënim me 5 vjet burg për këto dy vepra penale. Menjëherë autoritetet greke kontaktuan me palën shqiptare dhe bënë të mundur ekstradimin e 51-vjeçarit Bylykbashi, përmes pikës kufitare të Kapshticës. (A2 Televizion)