
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Kameras të Fushë Krujës pasi disa grabitës kishin hyrë në stallën e tij për të vjedhur bagëti të imëta.
Sipas të dhënave të policisë, shtetasi A.B. ka hyrë në orët e para të mëngjesit në stallën e tij ku ka gjetur disa persona që po përpiqeshin t'i vidhnin bagëtitë e imta. Ai ka reaguar ndaj tyre dhe për këtë arsye është qëlluar me armë zjarri
I plagosuri është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia po vijon kontrollet për gjetjen e autorëve. Në komisariat janë shoqëruar disa persona për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)