Humb kontaktet prej 3 ditësh punonjësi i fasonerisë në Vlorë, familjarët bëjnë denoncimin në polici

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 12:59 | Kronikë
Humb kontaktet prej 3 ditësh punonjësi i fasonerisë në

Një 33-vjeçar nga qyteti i Vlorës ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej më shumë se 72 orësh duke i vënë këta të fundit në alarm për fatin e të afërmit të tyre.

Martin Seleni, punonjësi i një fasonerie në qytetin bregdetar, është parë për herë të fundit nga familjarët e tij 3 ditë më parë ndërsa shkonte në bankë për të bërë tërheqjen e pagës.

Që nga ai moment nuk dihet asgjë për 33-vjeçarin Seleni dhe kjo ka detyruar familjarët e tij të denoncojnë rastin në policinë e Vlorës.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po vijon me pyetjet e personave të njohur për të mësuar më shumë për rrethanat e zhdukjes së të riut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos