
Policia greke e Igumenicës po heton lidhjet e mundshme të një shtetasi grek me kriminelët shqiptarë, të cilët mendohet se e kanë furnizuar me një arsenal të vërtetë armësh dhe municionesh.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit grek, në një fshat në Thesproti, u sekuestruan 3 kallashnikovë, një pushkë dhe tre thika.
Gjithashtu u gjetën edhe karikatorë, krehërat e fishekëve dhe një sasi e madhe fishekësh. Duke analizuar këtë armatim, specialistët grekë kanë dyshime se janë armë dhe municione të prodhuara në Shqipëri dhe kanë nisur menjëherë hetimet, duke u bazuar kryesisht mbi personat që kanë precedentë në trafikimin e armëve. (A2 Televizion)