Aksident pranë Milotit, makina përplas kalimtarin

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 09:38 | Kronikë
Aksident pranë Milotit, makina përplas kalimtarin

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti i drejtuar nga shtetasi M.F. ka përplasur shtetasin N.P. i cili në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën. I plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos