Aksidentohet me vdekje një këmbësore në Vlorë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 18:15 | Kronikë

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:21,  në lagjen 24 maji në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë mësohet se një automjet, ka aksidentuar për vdekje një këmbësore të moshës 75-vjeçare, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorë drejtuesin e mjetit me iniciale P. I., 37 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos