Rama: Nëse zgjedhjet bëhen këtë të diel, PS del më mirë se në 2017-n

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 11:54 | Politikë
Rama: Nëse zgjedhjet bëhen këtë të diel, PS del më

Pasi foli për infrastrukturën dhe projektet kryesisht të aeroporteve, por edhe aeroportuale, kryeministri Rama theksoi se këto nuk janë projekte elektorale, pasi sipas tij, PS nuk e ka nevojën e tyre për të fituar.

Kryeministri tha se nëse zgjedhjet bëhen të dielën, PS do të fitojë më shumë vota se në vitin 2017.

“Për këto vepra, projektimet kanë nisur prej shumë kohësh. Nuk kemi nevojë për asnjë nga këto për të fituar zgjedhjet. Jemi të vetëdijshëm për problemet e qeverisjes në të gjitha shkallët e veta, por ne kemi qartësisht mirëkuptimin e shumicës së arsyeshme të shqiptarëve. Anketimet tona janë të qarta, nëse zgjedhjet bëhen këtë të diel, ne dalim më mirë, ata dalin më keq se në 2017. Këto nuk janë projekte për të kaluar radhë, por janë projekte të mëdha që kërkojnë kohë. Ne jemi duke i përfunduar shkollat që kemi nisur dhe pjesa me madhe do të hapen më 26 nëntor”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos