Rama: Me 4 aeroporte hyjmë në një epokë të re, ndikim edhe për Kosovën

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 11:02 | Politikë
Rama: Me 4 aeroporte hyjmë në një epokë të re, ndikim

Në komunikimin e përjavshëm për ekonominë, kryeministri Rama u rikthye të flasë për çështjen e aeroporteve.

Ai theksoi se me 4 aeroporte, atë të Tiranës, Vlorës, Kukësit dhe Sarandës, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, ndërsa pritet që kjo të ketë ndikim edhe për Kosovën, tha ai.

“Ne kemi besim që nëse Vlora do të jetë një sukses, në aspektin e përfshirjes së një entiteti prestigjioz ndërkombëtar, edhe Saranda nuk ka arsye për të mos qenë një sukses. Besoj se me këto katër aeroporte, Tiranën, Kukësin, Vlorën dhe Sarandën, ne hyjmë në një epokë të re, qoftë në aspektin e infrastrukturës, qoftë në një kanal të ri ekonomik që hapim, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Kosovën”.

Më tej, ai foli edhe për infrastrukturën aeroportuale, duke u shprehur se së shpejti do të fillojë transferimin e portit të Durrësit, i cili do të jetë investimi më i madh privat në histori.

“Ky plani ynë, të spostojmë portin ekzistues, i cili është një infrastrukturë e dalë kohe, me standarde mjedisore shumë të ulëta. Faktikisht pengon hedhjen e një hapi në një epokë tjetër të Durrësit turistik. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje shtetërore për të sjellë aty një investim, i cili do të jetë investimi më i madh privat në histori, me një formulë bashkëpunimi me shtetin. Ne do të fillojmë në javët në vijim procesin për spostimin, duke hedhur në një garë ndërkombëtare portin e ri të Durrësit, i cili do të zhvillohet në anën tjetër, aty ku është edhe plani për zonën e lirë ekonomike. Kemi shumë kërkesa. Po kështu do të bëjmë edhe me Vlorën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/19/premtimet-per-aeroportet-kukesi-ende-i-paperfunduar-vlora-dhe-saranda-ne-leter/
https://a2news.com/2020/10/19/shqiperia-me-4-aeroporte-ekspertet-analizojne-rreziqet-e-projekteve-te-reja/
https://a2news.com/2020/10/19/premtimet-per-aeroporte-xhepa-te-nisen-nga-perfitueshmeria-ekonomike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos