Ambasadorja Kim dhe Basha, darkë private në kryeqytet

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 21:27 | Politikë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është parë sot për darkë me kreun e opozitës Lulzim Basha, në një prej restoranteve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Takimi duket i formës private dhe miqësore, dhe si pasojë nuk dihet për çfarë kanë folur dy personazhet e njohur të aktualitetit politik shqiptar.

Ambasadorja amerikane ka qenë shumë aktive në javët dhe muajt e fundit, duke shtyrë për rikthimin në funskion të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, disa ditë pas protestave që pasuan vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i Policisë, ajo bëri thirrje për ndaljen e dhunës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/19/darke-me-bashen-kim-folem-mbi-rolin-e-opozites-dhe-per-25-prillin-ku-palet-duhet-te-kene-kandidate-te-paster/

A2 CNN Livestream

Latest Videos