Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, Basha: Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 16:20 | Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur në Facebook se “Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën”, duke publikuar raportin e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index).

Sipas Bashës, ky raport, “në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes”.

“Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Ështē koha për ndryshim”, shkruan Bashë në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos