Arrestohet në Athinë dhe ekstradohet shqiptari i akuzuar për pengmarrje

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 11:47 | Kronikë
Arrestohet në Athinë dhe ekstradohet shqiptari i akuzuar për

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë, për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi akuzohet për “rrëmbim personi me qëllim dhënie të një shume parash në këmbim të lirimit”.

B.Xh., lindur në Burrel, u ekstradua nga Interpol Tirana, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Ai akuzohet se, në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, shtetasin me inicialet B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos