Bardhi në “Absolut 4”: Opozita, jo në 2 kampe, do të përdorim taktika të ndryshme në qarqe të ndryshme

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 22:34 | Politikë
Bardhi në “Absolut 4”: Opozita, jo në 2 kampe, do të

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u shpreh në emisionin më të ri në A2, “Absolut 4”, se opozita nuk është e ndarë në dy kampe për zgjedhjet e 25 prillit. Ai theksoi se do të përdoren taktika të ndryshme në qarqe të ndryshme për të maksimizuar votat.

“Opozita nuk është e ndarë në dy kampe. Ne jemi një koalicion opozitar që siç e kemi bërë të qartë, do të përdorim, sipas praktikave tona, taktika të ndryshme konkurrimi në qarqe të ndryshme. Kjo bëhet për faktin e vetëm të maksimalizimit të çdo vote opozitare.

Të jeni të sigurt që së bashku me LSI dhe të gjitha partitë e koalicionit opozitar, kemi bërë përllogaritjet tona dhe do të përdorim taktikën e duhur elektorale për të siguruar që çdo votë kundër Ramës të shkojë dhe të jetë e vlefshme dhe të prodhojë ato mandate që nevojiten për një mazhorancë solide”, tha Bardhi.

Sa i përket qarkut të Elbasanit, aty ku do të jetë edhe vetë Bardhi, ai theksoi se opozita do ta fitojë këtë qark edhe pse më herët Taulant Balla u shpreh se PS do të marrë 8 mandate. “Unë mendoj që Partia Socialiste e Shqipërisë do të marrë 8 mandate në qarkun e Elbasanit dhe në rast se opozita do të shkojë kështu mund të marrim dhe 9 mandate. Por gjithçka lidhet me seriozitetin e ekipeve që prezantohen”, tha Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/18/gara-per-elbasanin-taulant-balla-zbulon-sa-mandate-do-te-fitoje-ps/
https://a2news.com/2021/01/18/krasniqi-ne-absolut-4-mazhoranca-nuk-e-ka-sjelle-ndryshimin-por-eshte-fat-per-te-pasi-ska-opozite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos