Vrasja e Klodian Rashës, Felaj: Përgjegjësia është e efektivit, as e kryeministrit, as e ministrit dhe as e drejtorit të policisë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 14:11 | Politikë
Vrasja e Klodian Rashës, Felaj: Përgjegjësia është e

Ermonela Felaj, kryetarja e Komisionit të Sigurisë, komentoi në A2 vrasjen e Klodian Rashës, duke u shprehur se përgjegjësia bie mbi efektivin që kreu vrasjen dhe kurrsesi të drejtohet gishti nga Policia e Shtetit.

“Vrasja mbetet një rast tragjik, por e vërteta është se precedentë të ngjashëm kanë ndodhur dhe ndodhin edhe në vende të tjera. Drejtësia duhet të rrjedhë nga ligji dhe nuk mund ta vendosë protesta. Drejtësia është një proces që do të marrë kohën e saj, por në fund do t’i japë përgjigje të gjitha pyetjeve.

https://a2news.com/2020/12/15/a-do-te-jete-ermonela-felaj-ministre-e-brendshme/

Një gjest i veçuar i një punonjësi të policisë nuk mund të shërbejë kurrsesi për të drejtuar gishtin ndaj Policisë së Shtetit, që ushtron një veprimtari tejet të vështirë në garantimin e rendit, në interes të të gjithë qytetarëve. Përgjegjësia penale është një përgjegjësi individuale, nuk mund të jetë kurrsesi kolektive. Në këtë rast është ky punonjës policie. Shteti nuk ka ndikuar në një rast të vetëm në gjykimin e kësaj çështje. Ministri dha dorëheqjen si një veprim moral. Mbase irritimi i çon njerëzit drejt asaj që duan të shohin dënim me vdekje apo varje në litar, por ne nuk i kemi dënime të tilla në legjislacion. Ministri, kryeministri, drejtori i policisë nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ngjarja është një episod i veçuar, një episod i rastësishëm, nuk është një episod i paramenduar. Pasoja e rëndë ka ardhur si rezultat i tejkalimit të përgjegjësive nga ana e efektivit dhe e gjitha mbyllet këtu”.

Më tej, Felaj foli për protestat, duke u shprehur se edhe pse fëmijët janë keqpërdorur, policia ka zbatuar vetëm ligjin.

“Policia e Shtetit është gjendur në kushte shumë të vështira, pasi janë keqpërdorur fëmijët. Në kryerjen e veprimeve të dhunshme, janë nxitur fëmijët dhe këtë e kanë bërë të rriturit, të cilët shpresoj të identifikohen. Ka qenë i vështirë menaxhimi i të miturve, por është bërë konform ligjit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos