Kombëtarja e femrave fiton bindshëm ndaj Qipros

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 17:19 | Futboll
Kombëtarja e femrave fiton bindshëm ndaj Qipros

Kombëtarja e femrave ka triumfuar 4-0 ndaj Qipros, ndeshje e vlefshme pëe eliminatoret e Kompionatit Europian, e cila u zhvillua në “Loro Boriçi”.

Edhe pse pa trajnerin Grima dhe 3 mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje, për shkak të koronavirusit, kombëtarja e dominoi këtë ndeshje.

Goli i parë u shënua në minutën e 18 nga ana e futbollistes së Mitrovisës, Suada Jashari, ndërsa goleada u kompletua në minutat e fundit, me golat e shënuar nga futbollistet e Vllaznisë, Megi Doçi e Luçie Gjini dhe sulmuesja e Karolinës së Veriut, Kristina Maksuti. Kjo ishte fitorja e dytë në 7 ndeshje për vajzat kuqezi, që kanë grumbulluar vetëm 6 pikë, pasi 5 përballjet e tjera i kanë humbur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos