Renditja FIFA, Shqipëria ngjitet 3 vende, por “ngec” për Botërorin, përballja me Kosovën e mundur

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 13:34 | Futboll

Shqipëria ka fituar 3 pozicione në renditjen e kombëtareve botërore në listën e FIFA-s. Ekipi kuqezi i drejtuar nga tekniku italian Edi Reja ndodhet tashmë në vendin e 66-të.

Kjo renditje, edhe pse më e mirë falë fitores së grupit në Nations League, nuk i lejoi kuqezinjve të shkonin në vazon e tretë për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”, por ka mbetur në atë të katërt së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

Renditja e Shqipërisë

Nga momenti që Kosova gjendet në vazon e pestë, pasojë e vendit të 117-të në renditjen FIFA, një përballje në grup mes dy vendeve është mundshme, dhe do të ishte hera e parë për ekipet që deri më tani kanë luajtur vetëm ndeshje “vëllazërore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos