Ben Andoni për dialogun Kosovë-Serbi: Të respektohen marrëveshjet. Sot kosovarët problemet po i zgjidhin në Beograd, jo në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 22:54 | Kosova

Sipas analistit Ben Andoni çështja e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës ka shtresa të ndryshme, politike por edhe në përditshmërinë  e qytetarëve.

“Marrëdhënia Serbi-Kosovë funksionon, i vetmi problem është qasja politike. Kurti do ta përdorë për kapitalin politik që do të fashis përçarjen  e brendshme, ashtu siç do të bëj edhe Vucic”, thotë Andoni i ftuar në Absolut 4.  

Por ai shkon edhe më tej. “Dialogu në mendimin tim është gati i ngrirë, në një rrugë pa krye, dhe unë do të kënaqesha dhe do t’i quaja arritje sikur të respektoheshin thjesht marrëveshjet, sepse kanë kosto mbi qytetarin  e thjeshtë kosovar, dhe presioni i qytetarit ngrihet mbi interesat politike. Ju them një element, se shpesh herë flasim shumë makro. Shumë qytetarë kosovarë për të zgjidhur problemet e tyre nuk vijnë më në Tiranë dhe Kukës, vijnë në Beograd, duke filluar nga vaksinat. Logjika sesi funksionon një shtet varet nga interesi i qytetarëve, popujt janë një hap para sesa ajo që mundohen të mbajnë politikanët”, thekson Andoni.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos