Kriza në PD, Hoxha: Të gjitha strukturat njohin për autoritet komisionin e rithemelimit

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 13:34 | Politikë
Kriza në PD, Hoxha: Të gjitha strukturat njohin për autoritet

Lisandër Hoxha, ish-nënkryetar i FRPD, ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN nga ku komentoi zhvillimet e fundit në PD, konkretisht për referendumin dhe kuvendin kombëtar të kësaj të shtune.

Hoxha u shpreh se në shumicë dërrmuese, strukturat e PD në rrethe njohin për autoritet komisionin e rithemelimit.

“I gjithë organizimi për referendumin po bëhet nga këto struktura dhe kjo është mirëpritur. Strukturat janë me zyrtarët më të lartë. Lajmi i dytë i mirë është se kemi pritshmëri të jashtëzakonshme për pjesëmarrjen nesër në referendum. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me anëtarësinë, të cilët mezi presin të votojnë për largimin e Bashës”.

Më tej, Hoxha u shpreh se në masën dërrmuese, anëtarët e PD-së shprehen për shkarkimin e Bashës. “Ne do t’i japim mundësi çdo demokrati që ka teserën e partisë dhe kartën e identitetit të votojë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos