
Përveç referendumit që pritet të ratifikojë vendimet e marra më 11 dhjetor, këtë të shtunë do të zhvillohet edhe kuvendi i jashtëzakonshëm i PD-së, i cili është thirrur nga kryesia dhe nga kryetari i partisë, Lulzim Basha.
Për këtë zhvillim të rëndësishëm në partinë më të madhe opozitare në vend, foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN, Oriola Pampuri, deputete e PD-së.
“Kuvendi i së shtunës do të ketë një pjesëmarrje të madhe të anëtarësisë. Ne kemi njoftuar anëtarët nëpër degë. Kuvendi do të diskutojë çështje të rëndësishme, duke u bazuar edhe çështje që kemi 3 muaj që i dëgjojmë në çdo ambient. Kryesia vendosi që ishte e nevojshme që çështjet e diskutuara në ekrane të mbahen në këtë kuvend.
Më tej, deputetja e PD-së theksoi se mbështetja ndaj Bashës nuk ka nevojë të rikonfirmohet. “Mbështetja ndaj Bashës nuk ka nevojë të rikonfirmohet në kuvendin e nesërm pasi ai është konfirmuar nga votimi një anëtar një votë”, u shpreh Pampuri. (A2 Televizion)