Biden i shkruan Osmanit: Mbështesim dialogun me Serbinë, do ndihmojmë me vaksina

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 11:23 | Kosova
Biden i shkruan Osmanit: Mbështesim dialogun me Serbinë, do

Shtetet e Bashkuara mbështesin vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përqendrohej te njohja reciproke.

Qëndrimin e tij, presidenti amerikan Joe Biden, e bëri të ditur përmes një letre dërguar homologes në Kosovë, Vjosa Osmani.

“SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohet në njohjen reciproke”, shkruan Biden.

Presidenti Biden thekson se do të punojë me Osmanin për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Në njoftimin e zyrës së presidentes, thuhet gjtihashtu se kreu i Shtëpisë së Bardhë i është përgjigjur edhe kërkesës së Osmanit për të ndihmuar Kosovën me vaksina.

“Me shtimin e sasisë së vaksinave Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre”, citon presidenca, fjalët e Biden. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos