“Uli skafoministrin Tahiri përballë Obamës”. Berisha sulmon ish-ambasadorin amerikan, Donald Lu

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 12:44 | Politikë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu, për mbështetjen që i ka dhënë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të dënuar me 3 vite 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

“Si për t’i garantuar imunitet absolut, Edi Rama dhe ambasadori Lu, në një rast unik, do të dërgonin yllin e tyre, skafoministrin Tahiri, të ulej në tryezë përballë Presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë”, tha Berisha në postimin e tij në Facebook.

https://twitter.com/SaimirTahiriAL/status/720678349635502081

“Por të gjitha këto nuk e penguan antimafian italiane që në zbatim të ligjeve të vendit të zbulonin dhe vërtetonin lidhjet e Tahirit me kushërinjtë e tij, Habilajt. Përdorimin nga ky klan me qindra herë të skafit dhe veturës së Tahirit për trafikun e dhjetëra e dhjetëra tonelatave droge, dhuratat e tyre të super kushtueshme për “kushon” ministër trafikant”.

Berisha thotë se ambasadori Lu i doli në mbrojtje të hapur Tahirit, duke krahasuar procesin ndaj tij me ato që zhvilloheshin gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. “Por me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme Rama-Lu, Bundestagu gjerman dhe Bashkimi Europian përcaktuan si një kusht për progresin e Shqipërisë drejtë BE-së drejtësinë ndaj Tahirit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/05/berisha-mbreme-u-festua-marreveshja-me-tahirin-dhe-u-respektua-kodi-i-mafies-u-bekua-dhe-nga-yuri-kim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos