
Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të dënuar me 3,4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Për Berishën, ky vendim është plotësisht i trukuar dhe qesharak.
“Prandaj dhe avokati i tij, si për të fshehur suksesin e negocimit të vendimit 3,4 vite, që në çdo vend normal nuk mund të ishte kurrë nën 42 vite, bërtiste në kupë të qiellit para kamerave “Visi i çoni dy paketa””, shkruan Berisha ndër të tjera. (A2 Televizion)