Berisha: Mbrëmë u festua marrëveshja me Tahirin dhe u respektua “kodi i mafies”, u bekua dhe nga Yuri Kim

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 12:26 | Politikë
Berisha: Mbrëmë u festua marrëveshja me Tahirin dhe u respektua

“Vendimi shënon triumfin e plotë të narkodrejtësisë së narkoshtetit! Keshtu pusetës së narkoshtetit ju vu kapaku”.

Kështu shkruan Sali Berisha në Facebook teksa komentoi vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të dënuar me 3,4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më tej, ai shkruan se nuk pati reagime pas vendimit, pasi u respektua “kodi i mafies”.

Kreu i Meduzës, madam Radari, Gjeneral Hashashi dhe e tërë nomenklatura kanabiste e narkoshtetit mbrëmë festuan marrëveshjen me Tahirin. Rama dhe madam Radari, gjeneral Hashashi etj, nuk folën pas vendimit, por respektuan heshtjen e kodit të mafies. Vendimi u bekua edhe nga Guvernatorja Kim, e cila fill pas dënimit u tha shqiptareve se askush nuk është mbi ligjin.

Në reagim ndaj pretendimit të saj për barazi para ligjit, mediat nxorën rastin e një gruaje 65-vjeçare që ishte dënuar me 3,5 vite burg për një krem dielli dhe një deodorant që kishte përvetësuar në një supermarket”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos