Denoncohet për përdhunim nga adoleshentja, arrestohet 45-vjeçari

Nga A2 CNN
28 Korrik 2019, 10:46 | Kronikë
Denoncohet për përdhunim nga adoleshentja, arrestohet

Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar në Divjakë pasi është denoncuar për përdhunim nga një e mitur 16-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë kallëzimin nga një shtetase 16 vjeçe, se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka mundur të vërë në pranga 45-vjeçarin, i cili ishte fshehur në një pyll në zonën e Divjakës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos