Dialogu Kosovë-Serbi, Nesho: Kurti me ide të qarta, Beogradi nuk është i interesuar për marrëveshje të qëndrueshme

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 09:17 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Nesho: Kurti me ide të qarta, Beogradi nuk

“Ishte një takim shumë i mirë. Kurti është lideri i duhur në kohën e duhur. Serbët nuk janë të interesuar të prodhojnë një marrëveshje të qëndrueshme me Kosovën para zgjedhjeve të tyre presidenciale”.

Kështu u shpreh në "Dita jonë" ambasadori Agim Nesho teksa komentoi takimin e parë mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.

Më tej, Nesho u shpreh se Kurti është me ide të qarta në këto bisedime.

“Lëvizja e Kurtit tregon edhe vizionin që kishte ai. Kurti kërkon që Kosova të jetë e barabartë me Serbinë dhe në fund të të gjitha këtyre negociatave do të kemi një njohje reciproke. Nuk mund të ketë bashkëbisedim edhe të sponsorizuar nga fuqitë ndërkombëtare, ku njëra palë insiston se nuk do të ketë njohje, siç thotë Vuçiç. Atëherë, Kurti ka thënë që në fillim që do të ulet në këto bisedime, por do të presë që këto bisedime të sjellin një rezultat. Kush është akti final? Njohje reciproke. Ky është problemi i Serbisë dhe jo i Kurtit. 4 pikat e tij janë shumë të qarta”, u shpreh Nesho në "Dita jonë". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/15/dialogu-kosove-serbi-takimi-mes-kurtit-dhe-vucic-perfundon-pa-dakordesi/
https://a2news.com/2021/06/15/pas-takimit-me-kurtin-vucic-per-a2-dialogun-nuk-e-ndalojme-kurre/
https://a2news.com/2021/06/15/ceshtja-e-te-pagjeturve-mbetet-problem-kurti-pas-takimit-me-vucic-beme-4-propozime-te-reja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos