Dramë në Kupën e Afrikës, 7 viktima nga kaosi pas ndeshjes

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 22:54 | Futboll

Ndeshja e vlefshme për Kupën e Afrikës, mes Kamerunit dhe Ishujve Komoros, ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Sipas mediave lokale, 7 persona kanë vdekur për shkak të kaosit që shpërtheu jashtë stadiumit ku u zhvillua takimi i vlefshëm për 1/8 e finaleve të këtij kompeticioni.

Mendohet se gjatë daljes nga stadiumi, për arsye që ende nuk dihen, tifozët janë shtyrë për të dalë me nxitim nga një prej dyerve dhe kanë shkelur njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos