Tirana fitoi derbin ndaj Dinamos, të luajtur në temperatura nën 0 gradë, me praninë e shumë pak tifozëve.
Bardhebluve i mjaftoi një gol i Redon Xhixhës, në minutën e 71, për të marrë 3 pikë shumë të vlefshme në luftën për titullin kampion.
Taulant Seferi “çau” mbrojtjen dinamovite me një pasim të zgjuar për Xhixhën, i cili nuk gaboi përballë portierit Simoni.
Me këtë fitore, Tirana ruan diferencën e 6 pikëve me ndjekësit e saj, Laçin dhe Kukësin, që ndajnë vendin e dytë me 31 pikë. (A2 Televizion)