
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri, me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.
Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë, në Ministrinë e Brendshme, dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, si dhe kërkoi nga gjykata t'i urdhëronte këto dy institucione të pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.
Për momentin, ai ka mundësinë e Apelimit të vendimit dhe nëse rrëzohet edhe në Apelin Administrativ rrezikon dënimin drejt Turqisë, si miku i tij Harun Çelik. (A2 Televizion)